Sport Ndërkombëtar

Chikago i jep fund serisë pozitive të Lakers

La Lakers - Chikago Bulls

Serisë pozitive i erdhi fundi.

Los Angeles Lakers është mposhtur në shtëpi nga Chikago Bulls – me rezultat 110-115.

Ani pse ishin duke kaluar formë të mirë, Chikago e tregoi se për momentin është në një tjetër nivel.

Basketbollisti më i dalluar në parket te skuadra mysafire edhe në këtë ndeshje ishte DeMar DeRozan.

32 vjeçari është duke e zhvilluar një sezonë të jashtëzakonshme, ndërsa përballë Lakers regjistroi këto shifra: 38 pikë, gjashtë asistime dhe katër kërcime.

Lakers, with coach Frank Vogel on COVID list, lose to Bulls - Los Angeles  Times
Momente nga takimi

Ndeshje të mirë pati edhe Nikolo Vucevic, i cili ndihmoi me 19-të pikë, dy asistime dhe 13-të kërcime.

Kurse, te skuadra vendase ndeshje paraqitje të mirë zhvilloi LeBron James.

“King James” sëhnoi 31 pikë, asistoi gjashtë herë dhe regjistroi gjashtë kërcime, por nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur disfatën.

Pas kësaj fitore, Bulls gjenden në vendin e dytë në Konferencën Lindore. Deri më tani kanë regjistruar 18-të fitore dhe dhjetë humbje.

Në anën tjetër, Lakers zbresin në vendin e shtatë të Konferencës Perëndimore – me 16-të fitore të arkëtuara dhe 15-të humbje. /Shqip.com