Chikago befasohet nga Orlando

U konsiderua si një fitore e lehtë, por nuk doli të jetë ashtu.
Chikago Bulls është mposhtur në shtëpi nga Orlando Magic, me rezultat 95-114.
Mysafirët ishin më kërkues në parket dhe në fund arkëtuan pikët e plota.
Basketbolloti më i mirë në parket të Orlando, ishte Moritz Wagner, i cili shënoi 23 pikë, asistoi këtër herë dhe bëri dy kërcime.

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Franz Wagner, duke e ndhmuar skuadrën e tij me 18 pikë, pesë asistime dhe katër kërcime.
Në anën tjetër, te Bulls edhe në këtë takim DeMar DeRozan e zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme.
Ai shënoi plot 41 pikë, asistoi tre herë dhe bëri pesë kërcime.
Teksa, me 22 pikë dhe katër kërcime ndihmoi edhe Coby White.
Përkundër kësaj fitore, Magic gjendet në vendin e fundit të Konferencës Lidore.

Ky ekip ka arkëtuar vetëm nëntë fitore deri më tani, teksa është mposhtur 39 herë.
Kursem Bulls gjenden në vendin e tretë, me 28 fitore dhe 17-të humbje. Lider në këtë konferencë është Miami Heat.
Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:
Trail Blazers 114 – 105 Raptors
Lakers 107 – 113 Heat
Hawks 113 – 91 Hornets
76 ers 115 – 109 Spurs
Grizzlies 91 – 104 Mavericks
Pistons 111 – 117 Nuggets
Nets 125 – 136 Timberwolves
Jazz 92 – 94 Warriors /Shqip.com