Chicago Fire reagon për Xherdan Shaqirin pas eliminimit nga Kupa e Botës
Publikuar:
(06.12.2022 23:45:54)

Portugalia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Portugezët triumfuan 6:1 ndaj Zvicrës në 1/8 e finales, duke dominuar totalisht ndeshjen.
Kësisoj, ka marrë fund edhe rrugëtimi i tre shqiptarëve që luajnë për Zvicrën, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Ardon Jasharit.
Pas eliminimit, ekipi i Xherdan Shaqirit Chicago Fire është shprehur krenar me paraqitjen e tij.
“Gjithmonë krenar me ty”, shkroi klubi amerikan.

/Shqip.com