Chelsea rikthehet te fitoret
Publikuar:
(15.01.2023 17:17:29)

Chelsea ka arritur të shënojë fitore me rezultat minimal 1:0 në shtëpi ndaj Crystal Palace.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.
Ishte minuta e 64-të e ndeshjes kur Kai Havertz realizoi bukur me kokë, pas asistimit të Ziyech.
Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e 10-të.
Në anën tjetër, Crystal Palace mbetet i 12-ti me 22 pikë të grumbulluara.
/Shqip.com