Chelsea kërkon Wesley Fofanan

Chelsea po punon për një marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin e Leicester City, Wesley Fofana.
Çmimi i kërkuar i Leicesterit mund të jetë pengues, me raportet që sugjerojnë se ata mund të kërkojnë deri në 85 milionë funte, duke qenë se Fofana ka pesë vjet të mbetura në kontratën e tij.
Reprezentuesi i Francës U21 nënshkroi një zgjatje të kontratës dyvjeçare me Leicesterin në mars, gjë që e mban atë në stadiumin King Power deri në vitin 2027, shkruan Sky Sports.
Mendohet se Chelsea po eksploron një marrëveshje që do të përfshinte lojtarë si pjesë e ofertës.
Chelsea ka nënshkruar me Kalidou Koulibaly nga Napoli dhe ka bërë përpjekje për të sjellë Nathan Ake të Manchester Cityt dhe Jules Kounde të Sevillas pas largimit të Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen.
Trajneri i Bluve, Thomas Tuchel, ndërkohë, ka pranuar se është “pak” i mërzitur me Barcelonën për ndjekjen e Cesar Azpilicueta.
32-vjeçari ka 12 muaj të mbetur në kontratën e tij me Chelsea dhe thuhet se ka kërkuar të largohet nga klubi pas një dekade në Stamford Bridge për t’u kthyer në vendlindjen e tij, Spanjë./Shqip.com