Chelsea e siguron finalen e “FA CUP”

Chelsea është finaliste e “FA CUP”.
Skuadra e udhëhequr nga Thomas Tuchel ka triumfuar ndaj Crystal Palace me rezultat të pastër 2-0.
Që nga fillimi – kampionë e Evropës ishin më kërkues – duke bërë me dije se e kërkojnë fitoren me çdo kusht.
Golin e epërsisë e realizoi Ruben Loftus-Cheek – kur po zhvillohej minuta e 65-të.
Mesfushori anglez me këtë gol dha edhe një tjetër sinjal që po kalon në formë të mirë së fundmi.
Teksa për ta bërë këtë fitore edhe më bindëse u përkujdes Mason Mount.
Ai e tundi rrjetën në minutën e 76-të dhe shifrat nuk ndryshuan deri në fund të takimit.
Kjo fitore mund të shërbejë si një lloj “këndellje” për Chelsean – pas eleminimit nga Liga e Kampionëve – nga Real Madrid.
Në finale – londinezët do të përballen ndaj Liverpoolit, me 14 maj. /Shqip.com