Sport Ndërkombëtar

Chelsea e City fitojnë me lehtësi, Benfica ndal PSG-n

Ndeshjet e Champions League dhuruan spektakël dhe gola të shumta.

Në kryendeshjen e kësaj dite, Chelsea me lehtësi mposhti Interin me rezultat të thellë 3:0.

Një ngatërresë në zonën e rreptësisë, pa që “The Blues” marrin epërsinë në “Stamford Bridge”.

Pas korsimit nga këndi një rrëmujë u krijua përpara portës së Milanit, e lejoi Wesley Fofanan të shënoj në minutën e 24.

Chelsea menduan se kishin dyfishuar epërsinë pasi Mason Mount e qoi topin në rrjetë, por kjo gol u anulua për pozitë jashtë loje.

Chelsea vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, ku fillimisht shënoi Pierre Emerick Aubameyang dhe për rezultatin përfundimtar u përkujdes James me një super goditje nga afërsia.

Në ndeshjen tjetër Paris Saint-Germain u ndal nga Benfica në një barazim 1:1.

Pas një fillimi të mirë nga Benfica, një kombinim magjik i treshes së sulmit të PSG-s bëri që francezët të marrin epërsinë.

Mbappe pasoi te Neymar, i cili ia dha topin Lionel Messit që shënoi një super gol nga largësia.

Por skuadra portugeze nuk u dorëzua dhe barazoi me një autogol të Danilos.

Fitore ka shënuar edhe Manchester City me rezultat të thellë 5:0 përballë Copenhagen.

Pas, Hat-trickut në derbin e Manchesterit, Erling Haaland ka vazhduar të shënoj edhe në Champions League.

Dy gola në pjesën e parë e ndihmuan Cityn në fitoren e thellë.

Haaland shënoi në minutat 7 e 23-t, derisa gola e tretë ishte një autogol nga Khocholava.

Mahrez nga penalltia shënoi për 4:0, kurse Alvarez vulosi rezultatin përfundimtar.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera:

Juventus 3:1 Maccabi Haifa

Real Madrit 2:1 Shakhtar Donetsk

Sevilla 1:4 Dortmund

/Shqip.com