ChatGPT po vjen edhe në Snapchat

Snapchat po lanson chatbotin e tij të AI-s të quajtur My AI, i cili do të mundësohet nga ChatGPT i OpenAI.
Duke filluar nga kjo javë, përdoruesit e Snapchat do të kenë akses në chatbotin e tij të ri bisedor, i cili mund të shkruajë poezi, të planifikojë një udhëtim ecjeje dhe të rekomandojë dhurata për ditëlindje, sipas një postimi në blog të Snap.
Për momentin, funksioni do të jetë i disponueshëm vetëm për abonentët me pagesë të Snapchat+, por platforma planifikon ta bëjë chatbot të qasshëm për të gjithë përdoruesit e tij në të ardhmen, raporton forbes.
“Ideja e madhe është që përveçse të flasim me miqtë dhe familjen tonë çdo ditë, ne do të flasim me AI çdo ditë”, tha CEO i Snap, Evan Spiegel.
“Kjo është diçka që ne jemi të pozicionuar mirë për të bërë si një shërbim mesazhesh”.
/Shqip.com