Sport Ndërkombëtar

Champions League: Ronaldo rikthehet në Madrid

Champions League do të vazhdojë me përballje interesante edhe sonte.

Cristiano Ronaldo do të rikthehet në Madrid, aty ku Atletico Madridi pret Manchester United.

Këto dy skuadra janë takuar vetëm një herë në Kompeticione Evropiane, me Atleticon që arriti të kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm 4:1.

United në 17-të ndeshjet e fundit në të gjitha garat ka vetëm një humbje.

Nga ana tjetër skuadra e Diego Simeones në pesë ndeshjet e fundit ka tri fitore dhe dy humbje.

Ekipi i preferuar i Ronaldos për të shënuar është pikërisht Atletico Madridi.

Ronaldo është përballur me Atleticon 31 herë dhe gjatë kësaj kohe ai ka shënuar 25 gola, përfshirë katër “hat-trick” dhe ka bërë nëntë asistime.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo ndërmjet Benficas dhe Ajaxit.

Benfica e ka fituar ndeshjen e parë kundër dy klubeve në kompeticione Evropiane, por gjashtë ndeshjet e tjera i ka fituar Ajaxi.

Skuadra holandeze po kalon një formë shumë të mirë këtë stinor, pasi tash e 10-të ndeshje nuk di për humbje.

Ndërsa skuadra portugeze në pesë ndeshjet e fundit ka dy humbje, dy fitore dhe një barazim.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen sot me fillim nga ora 21:00./Shqip.com