Çfarë pritet të vij në “Avatar 3”?

Pasi arriti një shikueshmëri të madhe globale, me “Avatar 2”, regjisori po fillon planin edhe për një të tretë.
James Cameron tha se pjesa tjetër, ende pa titull “Avatar 3”, do të tregojë anën më të errët të Na’vi.
Cameron tha se “Avatar 3” do të eksplorojë “kultura të ndryshme nga ato që janë treguar tashmë.
“Dua t’i tregoj Na’vi-t nga një kënd tjetër, sepse deri më tani kam treguar vetëm anët e tyre të mira.”

“Në filmat e hershëm, ka shembuj njerëzorë shumë negativë dhe shembuj Na’vi shumë pozitivë,” vazhdoi regjisori.
Ai tha se “Avatar 3” do ta bëjë të kundërtën.
Ndërsa dy filmat e parë “Avatar” përqendroheshin në konfliktet midis fiseve Na’vi dhe njerëzve, duket se filmi i tretë do ta gjejë Na’vi-n përballë Na’vi-t për herë të parë në ekskluzivitet.
/Shqip.com