Çfarë po ndodh me Instagramin e Luizit? Reagon familja e tij
Publikuar:
(21.03.2023 18:29:24)

Fenomeni i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka thyer çdo rekord në rrjete sociale.
Që nga hyrja e tij në BBVA, ai ka mbledhur një numër të madh të ndjekësve në Instagram, të cilin tha se e kishte hapur shoqja e tij Jegerta.
Së fundmi, duket se familja e Luizit ka probleme me shoqen e tij, pasi është ndryshuar edhe emri i profilit zyrtar të tij.
Nga tani, në menaxhim e ka motra e tij.
“Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që më herët kshte dyshime që instagramin e Luizit e menaxhonte ish-e dashura e tij.
/Shqip.com