Rozë

Çfarë po ndodh me Genta Ismajlin, i fshin të gjitha fotot e shtatzënisë

Genta dhe Huseyin

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo së bashku me Huseyin Usta së shpejti do të marrin epitetin prindër, derisa po presin binjakë.

Artistja në anën tjetër, në një postim në rrjetin social Instagram ka publikuar një video në YouTube, për të zbuluar gjininë e tyre.

Mirëpo të gjitha videot dhe fotografitë janë fshirë tashmë nga Instagrami i Gentës duke ngjallur akoma më shumë kureshtjen e fansave të saj.

Pse Genta ka bërë një veprim të tillë pritët të shihet.

Në anën tjetër, Genta ka kohë të gjatë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me reperin, Fero./SHQIP.com