Çfarë nuk u pa pas spektaklit mes dyshes! Luizi i ‘propozon’ Kiarës, moderatorja mbetet pa fjalë
Publikuar:
(18.01.2023 10:23:43)

Në Big Brother Albania VIP mbrëmë ka pasur një surprizë nga produksioni për Kiara Titon.
Ajo më anë të një video mesazhi është befasuar nga familjarët e saj.
Por, e gjithë kjo nuk ka qenë e vetmja, pasi ajo është surprizuar edhe nga Luizi me këndim live dhe një befasi romantike në oborre.
Pasi u mbyll spektakli i madh i BB VIP dhe banorët po festonin jashtë, Luizi pasi i dhuron një trëndafil i thotë nëse është gati për dhuratën.

Kiara: Çfarë është?
Luizi: Kur ulesh në gjunjë ça është?
Kiara: Unazë, qyqja jo. Mos e bëj. Unë e di se nuk ke gjë, po më provokon. Do më propozosh për martesë?
Luizi: Jo, kjo quhet fejesë
Kiara: Jo mor çun se nuk bëhen gjërat për 20 ditë.
/Shqip.com