Art Jetese

Çfarë nuk kemi ditur për karamelet “Haribo”?

Të gjithë i njohim “Haribot” për shijen e tyre të mirë dhe masën xhelatinoze që kanë.

Megjithatë, jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm se këto ëmbëlsira zakonisht përgatiten duke përdorur pjesë të ndryshme të kafshëve.

Xhelatina është një substancë organike që përbëhet kryesisht nga kolagjeni, i cili nxirret nga zierja e kockave, lëkurës dhe brirëve të kafshëve

Pikërisht kjo përzierje që përftohet është përbërësi i përsosur për të përgatitur këto karamele pasi u jep atyre elasticitet.

Ky përbërës është gjithashtu pa shije dhe aromë, gjë që ndihmon për të krijuar lehtësisht variante të ndryshme shijesh.

Edhe pse mënyra e nxjerrjes së xhelatinës nuk është një nga proceset më të këndshme për t’u parë, ky përbërës sigurisht që nuk është i pashëndetshëm për t’u konsumuar.

Për më tepër është zbuluar se xhelatina përmban aminoacide të ndryshme që gjenden në kolagjen, të cilat zakonisht nuk i konsumojmë, pasi jo shumë njerëz konsumojnë kockat dhe organet e tjera të kafshëve, të cilat janë të pasura me kolagjen, raporton AgroWeb.

Xhelatina është gjithashtu një përbërës i rëndësishëm për disa lloje kosi, djathërash, disa perimeve të ngrira, ilaçeve etj.

A duhet t’i evitoni?

Shumë prej produkteve që përmbajnë xhelatinë mund të mos jenë të përshtatshme për konsum, veçanërisht nga popullata vegane.

Por edhe nëse nuk jeni vegan dhe dëshironi të mos t’i konsumoni këto lloj karamelesh prej xhelatine, mjafton të gjeni ato që përmbajnë zëvendësues të saj.

Agari për shembull është një zëvendësues popullor për xhelatinën me bazë shtazore, pasi e ka burimin nga algat.

Pra, edhe nëse jeni apo jo vegan, mund të vazhdoni të shijoni ëmbëlsirat tuaja të preferuara

/Shqip.com