Çfarë ndodh nëse aplikoni një faktor mbrojtës të skaduar?
Nëse më parë nuk ju interesonte afati i kremit me faktor mbrojtës, tani patjetër do ta ndryshoni atë shprehi
Mbase keni menduar se nuk është asgjë e tmerrshme nëse përdorni një krem të skaduar gjatë banjës së diellit, e keni gabim.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk është fare e vërtetë.
“Nuk rekomandohet përdorimi i kremrave të skaduar kundër diellit. Është e rëndësishme të mbani në mend se nëse përdorni mjaftueshëm krem kundër diellit dhe përsëritni aplikimin sipas këshillave, nuk ka gjasa që në fund të verës t’ju mbetet një sasi e konsiderueshme kremi kundër diellit”, thotë dermatologia Marisa Garshick.
Megjithatë, nëse përdorni një krem të skaduar, do të digjeni më lehtë, sepse kimikatet aktive që mbrojnë nga dielli dekompozohen me kalimin e kohës.
“Djegiet nga dielli më pas çojnë në dëmtim të lëkurës dhe rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit”, thotë dermatologia Angie Seelal.
Prandaj kremi kundër diellit i skaduar nuk ofron asnjë mbrojtje dhe kështu ju dëmtoni lëkurën dhe rrisni mundësinë e shfaqjes së djegieve. Administrata e Ushqimit dhe Barnave pretendon se kremrat kundër diellit mbeten efektive për tre vjet.
“Edhe pse bllokuesit fizikë në SPF-të minerale mund të zgjasin më shumë se ato kimike, data e skadencës merr parasysh edhe përbërës të tjerë që gjenden në kremrat kundër diellit, kështu që si SPF-të kimikë ashtu edhe ato minerale priren të ndjekin të njëjtat udhëzime në lidhje me një afat”, shpjegon dermatologia Garshick dhe shton :
“Për të ruajtur jetëgjatësinë optimale të kremit tuaj kundër diellit, mbajeni në temperaturën e dhomës dhe mbajeni larg diellit”, shpjegon ajo.
Bllokuesit fizikë të diellit që gjenden në kremrat e diellit mineral si oksidi i zinkut ose dioksidi i titanit janë më të qëndrueshëm se kremrat kimikë të diellit dhe mund të jenë një bast më i sigurt nëse duhet të përdorni krem kundër diellit pas datës së skadencës.