Çfarë moti do të mbajë në javën e fundit të vitit 2021?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për javën e fundit të muajit dhjetor.
Sipas IHMK-së, java e fundit e dhjetorit pritet të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell, përcjell Shqip.com.
Ndërkaq, në viset malore parashihet të ketë reshje të dobëta bore.
“Në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore. Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme”.

Ndërsa, tempraturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celcius kurse ato maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Shqip.com