Art Jetese

Çfarë i bën kripa e tepërt trurit

Deri më tani, ekspertët kanë pranuar se kripa e tepërt rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tensionit të lartë të gjakut.

Një studim arrin në konkluzionin se kripa e tepërt shkakton mangësi në funksionet e trurit tek njeriu.

Shkencëtarët shpjegojnë se duke e tepruar me kripën, njeriu është më i prekur nga ishemia, sëmundjet e zemrës dhe probleme të ndryshme me funksionet e trurit.

Problemet me këto qeliza, përfshirë këtu edhe furnizimin e mangët të trurit me oksigjen, përbëjnë gjenezën e shumë sëmundjeve kronike.

Roli i kripës në shëndetin e stomakut dhe trurit

Studimi i përmendur më lart vëzhgoi rolin e kripës në shëndet për një periudhë 12 javore.

Gjatë kësaj periudhe, eksperimentoi tregoi se një regjim ushqimor me shumë kripë prish funksionin e qelizave të trurit.

Ky regjim gjithashtu pakëson furnizimin e trurit me oksigjen.

Kjo lidhje duhet marrë në konsideratë në përzgjedhjen e një regjimi ushqimor.

Kjo ndodh nëse njeriu bën ndryshimet përkatëse në regjimin ushqimor.

Rezultatet në eksperimentet e kryera janë premtuese thonë shkencëtarët.

/Shqip.com