Kulturë

“Çelësi i të gjitha shkencave është pyetja”

Autori i “Komedisë Hyjnore” dhe i pothuajse njëqind romaneve në 20 vjet Honore De Balzac, është ndër më të lexuarit në letërsinë evropiane.

Romanet kryesore të tij janë: “Luis Lambert”, “Evgjeni Grande”, “Në kërkim të absolutes”, “Xha Gorio”, “Iluzionet e Humbura”, “Kushërira Betë” dhe “Kushëriri Pons”.

Më poshtë për lexuesit e Shqip.com, mund t’i lexoni disa nga thëniet më të njohura të tij.

“Shpirtrat e mëdhenj mezi besojnë se ka në botë ligësi dhe mosmirënjohje.”

“Zgjuarsia është leva me të cilën mund të lëvizësh lëmshin e tokës.”

“Kush di të lajkatojë, di edhe të shpifë.”

“Mospërfillja është si i ftohti i poleve; ngrin gjithçka.”

“Të pakuptueshmit ndahen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.”

“Njeriu superior nuk ndjek hapat e askujt.”

“Çelësi i të gjitha shkencave është pyetja.”

“Zemra e një nëne është një abis në fundin e të cilit gjendet gjithmonë një falje.”

“Besoni çdo gjë që dëgjoni mbi botën, asgjë s’është aq e keqe sa për të qenë e pamundur”.

“Secila orë e humbur gjatë rinisë është një rrezik palumturie për të ardhmen.”

“Opinioni publik është më e llastuara e prostitutave.”

“Sovrani duhet t’i falë gabimet, jo t’i harrojë.”

“Vetëm dashuria e fundit e një femre mund të kënaqë dashurinë e parë të një mashkulli.”

“Të varfrit apo të pasurit, kurrë nuk kanë para për nevojat e jetës, por për kapriçot e tyre i gjejnë përherë.”

“Koprracia fillon aty ku varfëria mbaron.”

“Një shoqëri ateistësh do të shpiknin menjëherë një fe”.