Çeku-Petkoviqit: Ju lutem përsëriteni pas meje: Kosova është një shtet sovran dhe demokratik

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i ka thënë drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, “Përsëriteni pas meje: Kosova është një shtet sovran dhe demokratik”.
Reagimi i Çekut ndaj Petkoviqit erdhi pasi që ky i fundit ka kërkuar që qeveria të respektojë vendimin e Kushtetueses për tokën e Manastirit të Deçanit.
“Instanca më e lartë ligjore? Po mendon Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës? Para se ta lejosh veten të bësh ndonjë kërkesë nga shteti ynë, të fillojmë me njohjen e fakteve në terren. Ju lutem përsëriteni pas meje: Kosova është një shtet sovran dhe demokratik”, ka shkruar Çeku.
Çeku gjithashtu ka kërkuar që Serbia t’i ndalë sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës.
The highest legal instances? You mean the Constitutional Court of the Republic of Kosova? Before you allow yourself to request anything from our country, let’s begin with acknowledging the facts on the ground. Please repeat after me: Kosova is a sovereign and democratic state. 🇽🇰 https://t.co/RCOGibl0L0
— Hajrulla Çeku (@HCeku) April 16, 2022
“Sugjerime shtesë: Kërkoni falje për gjenocidin e kryer(Kisha Ortodokse e Serbisë është e mirëseardhur të ju bashkëngjitet), jepni informatat për personat e zhdukur me dhunë, paguani dëmet ekonomike, përfshirë shkatërrimin e më shumë se një mijë lokacioneve të trashëgimisë, ktheni artefaktet tona të vjedhura. P.s ndalni sulmet terroriste ndaj policisë sonë”, ka shkruar Çeku.
Petkoviq përmes një postimi në twitter ka komentuar deklaratën e Çekut ku kishte thënë se duhet një analizë kritike e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit.
“Kurdo që ju Hajrullah Çeku flisni për Rendin dhe Ligjin, duhet të ta kujtojmë këtë deklaratë. Është e padëgjuar të thuhet se vendimet e instancave më të larta ligjore të juaja s’duhet të merren si të mirëqena”, ka shkruar Petkoviq./Shqip.com