Lajme

Çejku: Kosova duhet të bëjë lëshime në raport me Serbinë

Ish-ambasadori shqiptar në Kosovë, Arben Çejku, është shprehur se Kosova duhet të bëjë lëshime në raport me Serbinë.

Në një intervistë me Merita Haklajn, ai është shprehur se Kosova ndodhet në stanjacion dramatik, ku nuk po ushtron dot sovranitetin e plotë në veri si dhe në arenën ndërkombëtare, raporton A2.

“Paketa e përgatitur nga ekspertë ndërkombëtarë, e cila do t’i paraqitet presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për miratim, kërkon nga palët angazhim dhe lëshime”, thotë Çejku.

Po ashtu Çejku thotë se Kurti është një lider që ka ardhur në pushtet me retorikë kundër Pavarisë dhe bisedimeve në Vienë.

“Kurti është lideri që ka ardhur me retorikë kundër pavarësisë dhe bisedimeve të Vienës, retorika e tij ka qenë e qartë dhe kundërshtimet e tij të asaj që ka konsideruar si Zajednica. Bashkësia e komunave serbe në Kosovë është brenda paketës Ahtisari dhe Kosova është bërë shtet duke patur bazë paketën Ahtisari” thotë ai.

Për Çejkun arsyetimi i Gjykatës kushtetuese është një justifikim, pasi kur kërkohet zgjidhje ndërkombëtare, duhet të prevalojë interesi i shtetit mbi të.

“Justifikimi është te arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese por kur kërkohet zgjidhej ndërkombëtare prevalon interesi i shtetit mbi Gjykatën Kushtetuese. Nëse rrezikohet ardhmëria e shtetit të Kosovës kujt i vlen Gjykata Kushtetuese? Gjykata Kushtetuese mund të ripranojë një aktgjykimi të ri, nëse paketa revizionet nga parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese mund të japë verdiktin e saj. Nuk është pengesa e plotë Gjykata Kushtetuese”.

Çejku u sugjeron politikanët në Kosovë të tejkalojnë vetveten dhe të unifikohen në qëndrimet e tyre në interes të shtetit./Shqip.com