Çavusoglu: Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka thënë se Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës.
Cavusoglu në një konferencë të përbashkët me ministren Donika Gërvalla, u shpreh se Turqia gjithashtu mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës.
“Sot do të kem takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, do të shikojmë mundësitë sesi do zhvillojmë raportet tona. Me zonjën Donika kemi biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të lidhjeve tona bilaterale. Folëm edhe për zhvillimet rajonale dhe ndikimin e tyre bë Kosovë e Turqi. Dua ta përsëris qëndrimin tonë për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, dhe integrimin e saj në institucione ndërkombëtare dhe organizata euroatlantike”, ka thënë Çavusoglu.
Ministri i Jashtëm turk ka treguar se Turqia mbështet dialogun mes Kosovë dhe Serbisë, dhe se duhet të arrihet një marrëveshje përmes rrugëve diplomatike.
“Dialogu është i nevojshëm për arritjen e një stabiliteti në rajon”, tha Çavusoglu
Çavusoglu ka theksuar se komuniteti turk në Kosovë dhe kosovarët në Turqi i shohin si ura lidhëse në mes dy vendeve./Shqip.com