Çavusoglu pas takimit me Kurtin: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, po qëndron për vizitë në Kosovë.
Çavusoglu është pritur në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.
Pas takimit, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Çavusoglu tha se me Kurtin biseduan rreth bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe të Turqisë.
Çavusoglu tha se Kurtit i ka përmendur edhe kërcënimin që paraqet organizata e FETO-s.
“Diskutuam modalitetet për ta avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Theksova kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s”, shkroi kryediplomati turk.
#Kosova Başbakanı Kurti’yle işbirliğimizi geliştirme imkanlarını ele aldık. FETÖ mevcudiyetinin Kosova için oluşturduğu tehdidi vurguladık.
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) June 19, 2022
Discussed modalities to advance our cooperation w/PM @albinkurti of #Kosovo. Stressed the threat posed by terrorist organization FETO. 🇹🇷🇽🇰 pic.twitter.com/Teeclq3xpO
Theksojmë se Çavusoglu, gjatë ditës është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryediplomaten Donika Gërvalla,/Shqip.com