Cavani ende nuk ka vendosur për të ardhmen
Publikuar:
(15.08.2022 15:50:05)

“El Matador” po e kërkon një vend të ri për të dalë në “gjah”.
Por, akoma është i papunë.
Edinson Cavani vazhdon të jetë lojtar i lirë.

Sulmuesi uruguain ishte i lidhur me skuadra si Villarreali e Boca Juniors, por mbetën vetëm raportime – të merkatos.
Diçka është e sigurtë: ai ka vendosur që për arsye familjare ta vazhdojë karrierën në Evropë.
Së fundmi ai ishte pjesë e Manchester United – dhe e mbylli sezonin me dy gola dhe një asitim – në 15-të ndeshje të zhvilluara në Premierligë.

“El Matador” është përballur me shumë lëndime në vitet e fundit – dhe i është zbehur shkëlqimi.
Cavani – tashmë ka 35 vjet në supe – por vazhdon të ftohet rregullisht nga kombëtarja e Uruguait./Shqip.com