Lajme Ballkan

Carl Bildt: Nuk përjashtohet kthimi i konfliktit në Ballkan

Ish-kryeministri i Suedisë, Charl Bildt

Drejtuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt i cili ka qenë për një kohë edhe kryeministër i Suedisë – ka cilësuar se në Ballkanin Perëndimor ka një ngecje të rrezikshme, madje nuk e përjashton mundësinë e konflikteve të reja në këtë gadishull.

Këtë ai e ka lidhur edhe me procesin e integrimit të Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian

Personi që ka pasur rol të rëndësishëm në Konferencën e Paqes së Dejtonit ka shkruar se rasti i Afganistanit dhe Ballkanit është një mundësi studimi sesi keqmenaxhimi i luftës mund të ketë efekte shkatërruese që zgjasin për dekada të tëra.

Ai përmes një shkrimi në “Project Syndicate”, ka shpjeguar sesi ndodhi konflikti në Ballkanin Perëndimor në dekadën e fundit të shekullit të kaluar.

Lexo edhe:
Anulohet seanca e nesërme ndaj Salih Mustafës

Bildt është njohës i këtij rajoni pasi ka qenë edhe përfaqësues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bosnje dhe Hercegovinën.

“Luftërat ballkanike shpërthyen për një dekadë. Marrëveshja e Paqes e Dejtonit i dha fund konfliktit në Bosnjë në 1995, por pastaj erdhi Lufta e Kosovës, e cila vazhdoi deri në 1999 dhe u pasua, në 2001, nga një shpërthim serioz i dhunës në atë që tani është Maqedonia e Veriut” ka thënë ai.

Marrëveshja e Dejtonit

Në Ballkanin Perëndimor vazhdon të ketë mosmarrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë, pasi Beograd pretendon një pjesë të territorit të Kosovës.

Por, Prishtina vazhdon ta mbrojë pavarësinë të shpallur më 17 shkurt 2008.

Ka 13 vite që Beogradi lufton kundër pavarësisë së Kosovës, madje edhe përmes fushatave agresive diplomatike.

Janë arritur disa marrëveshje të karakterit teknik në dialogun e Brukselit, por pjesë dërmuese nuk janë respektuar nga Serbia.

Ky shtet kërkon nga Kosova që ta ratifikojë Asociacionin e Komunave Serbe – por një diçka e tillë është shpallur si antikushtetuese nga vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. /Shqip.com