Rozë Ndërkombëtar

Cardi B tregon pse priti 7 muaj për t’i prezantuar botës të birin

Cardi B dhe Offset po u tregojnë njerëzve pak më shumë nga jeta e tyre private. Për kopertinën e muajve maj/qershor 2022 të Essence.

Çifti dha një intervistë lidhur me familjen e tyre, ditët e para të romancës dhe përballjen me njerëzit dashakeq në internet.

Ata gjithashtu prezantuan për publikun, djalin e tyre, Wave Set Cephus.

Kopertina dhe fotot pasuese përfshinin foto të Cardi B dhe Offset me fëmijët e tyre, Kulture, 3 vjeç dhe Wave, 7 muaj si dhe fëmijët e Offset nga marrëdhëniet e tij të mëparshme, Kalea 7-vjeçare, Kody 7-vjeçare dhe Jordan 12-vjeçar.

Dyshja mori vendimin për të mos dalë në publik me foshnjën e vogël duke ruajtur ashpër privatësinë, pjesërisht për shkak të njerëzve në internet që shënjestruan vajzën e tyre, Kulture.

“Kemi kaluar periudha të trishta kur bëhet fjalë për Kulture, sjellje të tmerrshme dhe njerëz që postimin gjëra të neveritshme, vetëm për të marrë një reagim nga ne”, tha Cardi për Essence.

“Ne duam t’i mbrojmë ndjenjat sepse zemërohemi shumë dhe mërzitemi!”

Më tej, këngëtarja foli për presionin me të cilin është përballur nga industria, gjatë ditëve të para të marrëdhënies së saj me Offset dhe me shtatzënitë.

Vështirësi, të cilat i kapërceu falë dashurisë dhe lidhjes familjare të çiftit. Tani, ata e përshkruajnë shtëpinë e tyre si një “shtëpi të sigurt”.