Cara: Durrësi duhet t’i kthehet qytetarisë
Publikuar:
(14.11.2022 15:28:30)

Ish-deputetit i Partisë Demokratike në Shqipëri, Igli Cara, shpalli këtë të hënë kandidimin për primaret në bashkinë e Durrësit.
Gjatë prezantimit të bërë nga selia blu, Cara deklaroi se qyteti i Durrësit duhet t’i kthehet qytetarisë dhe se ai hyn në garë për të fituar dhe për ta bërë realitet diçka të tillë.
“Durrësi ka nevojë për ndryshim. Durrësi ka nevojë t’u kthehet qytetarëve dhe qytetarisë. Këtë e ndiej në takimet e përditshme me ju, në thirrjen tuaj për t’i paraprirë ndryshimit”, ka thënë mes tjerash Cara, përcjell Panorama.
/Shqip.com