Capital T shuan kureshtjen, tregon se a është në lidhje me Adrola Dushin
Publikuar:
(20.05.2022 11:47:30)

Ka disa vite që në media është përfolur se Adrola Dushi dhe Capital T janë në lidhje dashurie.
Shkak u bë pjesëmarrja e modeles në një nga klipet e këngëtarit.
Mirëpo kureshtja po vazhdon ende, dhe ketë raport e ka sqaruar vet reperi.
Në një intervistë të dhënë për ATV Live ai ka thënë se “Ajo ëshë një njeri shumë i mirë, është një shoqe e imja shumë e afërt, është njëra prej modele ikonë të Shqipërisë. Një person shumë i mirë. Jam krenar që kam raport kaq të mirë me të edhe mundohem me e suportu dhe normalisht për shkak të raportit të mirë që e kemi dhe këngët e mia m’i din”, tha ndër të tjerash artisti.
Se dyshja nuk janë në lidhje e ka thënë edhe ditë më parë edhe Adrola, e cila tha se është e dashuruar në vetën e saj./SHQIP.com