“Camp Nou” – shtëpia e re e Ferran Torres

“Camp Nou” është “shtëpia” e tij e re.
Ferran Torres do jetë sulmuesi më i ri i Barcelonës
Sulmuesi spanjoll ka arritur marrëveshje me katalunasit dhe tashmë ka mbetur për tu plotësuar vetëm çështja e dokumentave.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Fabrizio Romano, përmes një postimi në Facebook.
“Barcelona po përgatit dokumentet dhe kontratat për të njoftuar nënshkrimin e Ferrán Torres. Deklarata zyrtare në vend, tani po punon për protokollet që Ferrán të udhëtojë. Marrëveshja pesëvjeçare gati për anësorin. 55 milionë euro + 10 milionë euro për Man City.
Xavi ishte kyç pasi ai donte vetëm Ferranin”, ka shkruar ai.
Për shërbimet e 20 vjeçarit, Barca do të paguajë afro 50 milionë euro.
Spanjolli ka zhvilluar katër ndeshje në këtë sezonë, ndërsa ka shënuar dy gola, dhe është autor i një asistimi.
Ndërsa, për shkak të një lëndimi është jashtë fushave të gjelbra që një kohë të gjatë.
Ai ishte edhe pjesë e kombëtares spanjolle gjatë Kampionatit Evropian “Euro 2020”, ku zhvilloi gjithsej gjashtë ndeshje, shënoi dy gola dhe një asistim.
Ferran ishte bashkuar me Cityn në gusht të vitit 2020. Skuadra angleze i kishte paguar Valencias një shumë rreth 23 milionë eurove. /Shqip.com