Calhanoglu vendos rekord në Serinë A
Publikuar:
(25.08.2024 10:49:52)
Me penalltinë e shënuar ndaj Leçes, Calhanoglu kalon Pazzinin dhe bëhet lojtari me serinë më të gjatë të penalltive të shënuara.
Janë 17 gola të shënuar radhazi nga pika e bardhë , një më shumë se ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Veronës, Fiorentinës, Samp dhe Atalantës.
Në fillim gjithçka ishte ndryshe.
Kur u hap seria, Hakan Calhanoglu luante për Milanin dhe kampionati u detyrua të vazhdonte në mënyrë të pazakontë në fund të qershorit për shkak të pandemisë së vitit 2020, turku shënoi të parën nga 17-të penalltitë radhazi kundër Romës në San Siro.
Ndaj Leçes ka vazhduar në të njëjtën rrugë.
/Shqip.com