Sport Shqiptar

Caktohet koha kur Broja do prezantohet tek ekipi i ri

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja po i numëron ditët e fundit si lojtar i Chelseas.

Broja do të largohet javën tjetër për t’u transferuar tek Evertoni, ekip që parimisht ka arritur marrëveshje për blerjen e tij.

Madje, edhe trajneri i Chelseas, Enzo Maresca ka pranuar se nuk llogarit në Brojën, të cilin nuk e përfshiu fare në ekip për ndeshjen miqësore kundër Real Madridit.

Sipas Marsecas, ditët në vijim janë vendimtare për të ardhmen e Brojës, i cili ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028.

22-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për sulmin tek Evertoni, ekip që për kartonin e tij pritet të paguajë rreth 30 milionë euro.

Krahas Chelseas, Broja ka luajtur edhe për Southamptonin e Fulhamin, ndërsa në Premier League në total ka shënuar 8 gola në 66 paraqitje.

/Shqip.com