Sport Ndërkombëtar

Caktohet gjyqtari i finales së Euro 2024

Fransoa Leteksier do të gjykojë finalen e “Euro 2024” mes Spanjës dhe Anglisë, ndeshje që do të luhet të dielën, mbrëmjen e 14 korrikut në Berlin.

Gjyqtari 35-vjeçar, ndërkombëtar që prej vitit 2017, ka drejtuar 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij.

Në këtë turne ai ka drejtuar tri ndeshje: Danimarkë-Serbi e Kroaci-Shqipëri në fazën e grupeve si dhe Spanjë-Gjeorgji (1/8-at).

Ai ka gjykuar edhe Superkupën e Europës një vit më parë mes Man Sitit dhe Seviljes, ndërkohë që do të asistohet nga patriotët e tij Siril Munjier dhe Mehdi Rahmouni.

Gjyqtar i katërt do të jetë polaku Shimon Marçiniak. Ky i fundit shihej si favorit për finalen, por ka humbur garën me Leteksierin.

/Shqip.com