Rozë

Butrint Imeri thyen rekordin e ri personal, ja për çfarë bëhet fjalë

Butrint Imeri

Hitet e Butrint Imerit janë të shumta.

E një ndër to është edhe projekti “Dale” , i cili është në bashkëpunim më Ledrin dhe Kidën.

E sot Butrinti ka vendosur t’i rikthehet sërish këtij projekti, dhe pikërisht për të njoftuar për suksesin që ka arritur ky projekt.

Kënga ka arritur plotë 100 milionë klikime për vetëm nëntë muaj.

Këngëtari përmes një ‘Instastory’, ka njoftuar që ky është rekordi i ri i tij personal.

Ndryshe Butrinti ka pasur edhe projekte të tjera pas këtij projekti që kanë rezultuar shumë të suksesshme, duke përfshirë bashkëpunimin me Don Xhonin të titulluar “Corazon”.

Ndërsa, sa i përket jetës personale ai ka treguar se është single./SHQIP.com