Lajme Botë

Bush: Dole përfaqësonte vlerat më të mira amerikane

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Bob Dole.

Bush tha se bashkë me bashkëshorten e tij janë të pikëlluar për humbjen e Dole, përcjell Shqip.com.

“Laura W.Bush dhe unë jemi të pikëlluar për ndarjen nga jeta të një atdhetari të madh, senatorit Bob Dole”, ka shkruar Bush në Facebook.

Më tej ai tha se Dole ka përfaqësuar “vlerat më të mira amerikane. Ai i mbrojti ato me uniformë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai i avancoi ato në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Dhe ai i jetoi si baba, bashkëshort dhe mik.” shkroi Bush.

Ish-senatori Bob Dole

Ish-senatori, Bob Dole, ka ndërruar jetë dje në moshën 98 vjeçare.

Ai ishte i diagnostifikuar me kancer në mushkëri në fazën e katërt./Shqip.com