Lajme

Burri nga Prishtina raporton se i vendosën mjet të dyshimtë në veturën e parkuar

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në orën 19:40 një burrë ka raportuar se i është vendosur një mjet i dyshimtë në veturën e tij të parkuar nga persona të panjohur.

Policia tha se në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.

Rasti është cilësuar nga policia si “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person/a të panjohur dyshohet se i kanë montuar diçka të dyshimtë në veturën e tij të parkuar.  Njësitë relevante policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe  prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura, në mënyrë të sigurt dhe pa incidente. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.

/Shqip.com