Lajme

Burgosja e kosovarëve, Haxhiu i shkruan ministres serbe, ia përmend marrëveshjet e Brukselit

Ministrja e Drejtësisë të Kosovës Albulena Haxhiu i është drejtuar me një letër ministres serbe të Drejtësisë, Maja Popoviç, ku ka kërkuar që kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë, të kthehen në Kosovë dhe të gjykohen në vendin e tyre.

Haxhiu në një postim në X ka shkruar se Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa po mbahen në burgjet e Serbisë.

“Javën e kaluar kam kërkuar nga ministrja serbe e drejtësisë që të transferohen qytetarët tanë që mbahen në burgjet serbe. Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet të kthehen në Kosovë për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm nga autoritetet”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

Në letrën dërguar ministres serbe, Haxhiu përmend edhe marrëveshjen bazike, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Disa prej kosovarëve të arrestuar po qëndrojnë edhe me vite në burgjet serbe.

/Shqip.com