Bulliqi publikon disa fotografi: Me këto, Hyseni i LDK-së u mundua të cenojë integritetin tim moral (FOTO)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar disa fotografi me të cilat pretendon se kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, është munduar të cenojë inegritetin e tij moral, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi tha se duket se Hyseni “para shefave të tij është betuar se do të përdorë të gjitha mjetet për të realizuar ëndrrrën e krerëve të partisë së tij”.

Tutje, Bulliqi thotë se karshi kësaj “fushate të ndytë”, nuk do të rrijnë duarkrye pasi që ata që shpifin do t’i denoncojnë dhe do të përballen me ligjin.
“Të dashur qytetarë, më poshtë po i postoj fotot me të cilat javët e fundit ekipi i Ekrem Hysenit në mënyrën më të ulët u perpoq të më cenojnë integritetin tim moral, familjar e intelektual. Kjo është fushata që po e bën Ekrem Hyseni me ekipin e tij. Kjo është fushata e doktorit, që e ka plot gojën humanizëm, e që e ka dhënë edhe betimin e Hipokratit.
Ai qe është betuar se do t’u dalë në ndihmë pacientëve, siç e obligon profesioni, duket se para shefave të tij është betuar se do të perdor të gjitha mjetet për të realizuar ëndrrën e krerëve të partisë së tij. Në këtë garë të ndytë që po e bën, po godet edhe në integritetin moral e familjar”, shkroi ndër tjerash ai në Facebook./SHQIP.com