Bulliqi pasi doli i dyti në zgjedhje: Beteja vazhdon
Publikuar:
(18.10.2021 13:30:26)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se beteja për Llapin vazhdon.
Kryetari aktual i Podujevës ka 113 vota më pak se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni.
Hyseni ka marre 44.30 për qind, ndërsa Bulliqi 44 për qind.

“Beteja nuk ka përfunduar, ne vazhdojmë me zemër plot vullnet për të fituar këtë betejë. Llapi nuk ka kohë për kthim prapa, e ardhmja jonë është e përbashkët”, ka shkruar ai në Faceboook.
Përndryshe, Bulliqi mandatin e kishte fituar në fund të nëntorit, vitin e kaluar.
Kishte arritur ta mposhte LDK-në pa balotazh në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Kjo pasi, Agim Veliu kishte dhënë dorëheqje për ta marrë pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme. /Shqip.com