Bullgaria konfirmon përkrahjen për liberalizim të vizave për Kosovën

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, është takuar me homologun bullgar, Atanas Pekanov, me të cilin diskutuan mbi raportet bilaterale dhe për potencialin që ekziston për thellimin e tyre, transmeton Shqip.com.
Ndër tjerash, Pekanov ka shprehur keqardhje për pamundësinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen, duke theksuar se “kjo padrejtësi duhet të përfundojë sa më parë”.
Ai konfirmoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë një prej avokuesve kryesor në procesin e integrimit europian të Kosovës, veçanërisht në përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave.
Nga ana tjetër, Rexhepi e falënderoi Pekanov për përkrahjen e vazhdueshme të Bullgarisë dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, përkrahjes për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe bashkëpunimin dhe ekspertizën e ofruar në procesin e integrimit europian. /Shqip.com