Bruno dhe Floriana zbulojnë prapaskenat e lidhjes së tyre

Bruno dhe Floriana kanë dalur çifte javën e kaluar nga Përputhen.
Kjo pasi ata kishin disa javë që janë deklaruar për njëri-tjetrin.
Të ftuar tek “Shqipëria Live” ata kanë zbuluar dimensione të reja të njëri-tjetrit jashtë kamerave, ndonëse janë thjesht në fillim të lidhjes së tyre.
“Është ndryshe. Më i mirë por pak acarues”, tha Floriana, kurse Bruno tha se: Është pak eksplozive. Edhe përpara se të vinin këtu shpërtheu e mori vesh gjithë Top-i.
Ata deklaruan se nuk jetojnë bashkë por kohën më të madhe e kalojnë me njëri-tjetrin.

“Nuk jetojmë bashkë dhe as nuk rrimë 24 orë me njëri-tjetrin por kohën më të mirë e kalojmë bashkë. Bruno është shumë xheloz. Ndonjëherë këto shkaktojnë edhe probleme por momentale janë.”, tregoi Floriana lidhur me raportin e tyre pas daljes nga “Për’puthen”.
Ajo po ashtu tha se pas takimit të parë me Brunon i ka kërkuar produksionit të largohet.
“Thoja pse kam dal keq në takim kur nuk jam ashtu. Produksioni më tha se do ambientohem dhe kanë bërë gjënë më të mirë.”, tha ajo.
Ndryshe dyshja kanë deklaruar që nuk mëndojnë martesë njëhrë.Shkruani emailin tuaj për t’u regjistruar në buletinin e CNN Ndërkohë në Amerikë.
Këta janë çifti i dytë i programit pas Alvisës dhe Bashkimit.
Këta të fundit janë ndarë disa javë pas daljes nga aty. Arsyeja e ndarjes nuk e kanë thënë asnjëri vetën kanë deklaruar se nuk i kanë parë gjërat njësojë./SHQIP.com