Bruno deklarohet për Florianën, Mikela dhe Efi “xheloze”, Bora u bën komentin epik
Publikuar:
(23.02.2022 10:58:23)

Bruno është bërë pjesë e “Për’puthen” që nga fillimi i këtij edicioni.
Ai pas takimeve dhe pëlqimit ndaj, Alvisë, Mikelës dhe Efit është fokusuar diku tjetër.
Kjo pasi ai ka disa javë që ka nisur një njohje intensive me Florianën.
Bruno ishte kujdesur për një surprizë romantike në natyrë, teksa ia shprehur pëlqimin duke i thënë që në program është vetëm për të.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe ajo duke u deklaruar për të.
Teksa Florjana dhe Bruno kërcenin në studio, dy konkurrentet qeshnin gjatë gjithë kohës dhe me ironi thanë se janë të lumtura për Brunon.Moderatorja Bora Zemani, nuk hezitoi dhe dha komentin epik, u shpreh se u dukën si motrat e Hirushes, ku Hirushja në këtë rast ishte Florjana./SHQIP.com