Broja e Asani vulosin fitoren e miqësores ndaj Lihtenshejnit

Shqipëria luan miqësoren e parë në prag të Europianit të verës.
Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Lihtenshtejn u mbyll me një gol nga Armendo Broja në minutin e 31′.
Bajrami kapi në befasi kundërshtarët me një top të shpejtë nga goditja e dënimit, duke pasuar te Broja, i cili përballë portierit nuk fal.
Ky ishte dhe goli i pestë me kombëtaren për 22-vjeçarin.
Në nisje të pjesës së dytë Shqipëria arriti të shënonte golin e dytë.
Ishte Jasir Asani ai që në minutin e 47′ i dhuroi kombëtares golin e dytë.
Goal: Jasir Asani | 🇦🇱 Albania 2-0 Liechtenstein 🇱🇮 pic.twitter.com/Pg7M8qpxmQ
— PushGoals (@PushGoals) June 3, 2024
Kurse, Ernest Muçi e “mbylli” ndeshjen me golin e tretë.
Një test mjaft pozitiv, ku ranë në sy forma mjafte mirë e Mitajt, Gjasaulës, Arbër Hoxhës, Broja dha sinjale mjaft të forta, Muçi po ashtu.
Edhe pse kishim përballë një skuadër nën nivelin e kombëtares tonë, kuqezinjtë e vlerësuan maksimalisht, për të bindur trajnerin Silvinjo që secili prej tyre e meriton atë fanelë për të qenë pjesë e listës në Euro 2024.
/Shqip.com