Lajme Ballkan

Brnabiq: Shërbimet serbe parandaluan kërcënimet për jetën e presidentit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka njoftuar sot se shërbimet e sigurisë së Republikës së Serbisë kanë qenë në dijeni për kërcënimin me jetën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se e kanë parandaluar atë.

“Dëshmitari bashkëpunëtor jep detaje për atë që shërbimet e sigurisë dhe prokuroria tashmë kanë njohuri dhe prova – nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të kishte gjyq dhe asnjë dëshmitar të asociuar (pra, njëlloj si kudo në botë)”, ka thënë Ana Brnabiq raporoton Tanjug.

Lexo edhe:
Vuçiq për atentatin e planifikuar: Nuk do të mbaj kurrë jelek antiplumb në vendin tim

Kujtojmë se dje në Gjykatën Speciale në Beograd ka vazhduar hetimi për rastin e klanit Veljko Belivuk , ndërsa i pandehuri dëshmitar Srgjan Laliq gjatë prezantimit të konstatimeve ka theksuar se ka pasur edhe një atentat ndaj Presidentit të Serbi, Aleksandar Vuçiq.

/Shqip.com