“Brigadieri i shtëpisë”/ Agravon debati mes Romeos dhe Julit
Dy prej banorëve të Big Brother, Juli dhe Romeo, i vazhduan përplasjet edhe në spektaklin e sotëm.
Romeo: Juli është një personalitet, një super aktori. Mua më vjen keq që përfundon në këtë lloj grade. Prandaj i lash që të qetësohej. Juli nuk ka argumenta. Nuk flet të vërteta dhe bie në gropën që krijon vetë. Juli ku bëhet me nerva i flet goja para mendjes. Ai edhe ofendon.
Juli: Ku të kam ofenduar unë ty?
Romeo: Ti edhe në humor je banal. Juli nuk ka argumenta. Ai të gjithë ushtarët e tij po i nxjherr jashtë.
Ledion Liço: Atëhere fol me emra Romeo.
Romeo: Juli sapo lëshoi Gazin, sapo e lëshoi nga vilajeti i vet derisa ta nxjerri. Ledjonën që e ka shoqe.
Juli: Ju e dëgjuat mentalitetin e brigadierit të shtëpisë.
Romeo: Ty të dhemb, nuk ke argumenta. Ti nuk thua emra. Je frikacak. Ma thuaj me emra kë kam ushtar?
Juli: Si kë ke ushtarë? Romeo ti i konsideron njerëzit ose si ushtarë ose si shokë.
/Shqip.com