Lajme

“Brigada e Veriut” “Mos u brengosni, këtu jemi”, Policia has në disa grafite në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Krajl Perti, Knjaza Millosh, Llolle Ribar dhe Sutjeksa” në Mitrovicë janë hasur grafite.

Kjo ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë gjatë kohës sa kryeministri, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ishin në takim në Bruksel.

Në këto grafite shkruhej: “Mos u brengoseni  këtu jemi”-“Brigada e Veriut”-“Mos u brengosuni ju presim”.

“Rr. Krajl Perti, Knjaza Millosh, Llolle Ribar dhe Sutjeksa, Mitrovicë 17-18.08.2022. Është raportuar se njësitë policore Mitrovicë Veri kanë vërejtur se gjatë natës janë shkruar grafite nga person-a të panjohur. Në grafite shkruante: “Mos u brengoseni  këtu jemi”-“Brigada e Veriut”-“Mos u brengosuni ju presim”. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në raport.

Sipas policisë rasti po hetohet si “nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”./SHQIP.com