“Brenda një viti e gjysmë njerëzit do të lëvizin lirshëm”

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut – do të mund të lëvizin lirshëm brenda një viti e gjysmë.
Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë takimit të “Ballkanit të Hapur”.
Aty është ngritur Këshilli i Zbatimit të Projektit “Ballkani i Hapur”.
“Ramë dakord të ngrinim këshillin e zbatimit dhe për përbërjen e tij do të diskutojmë në vonë. Diskutuam tema konkrete dhe miratuam e do të miratojmë disa marrëveshje”.

“Patëm takim mjaft të rëndësishëm me përfaqësues të komunitetit të biznesit të të tre vendeve tona. Pamë që ata janë 100% në favor të kësaj nisme”, ka thënë Vuçiq.
“Është dëshpëruese për të gjithë ne është fakti se ajo për të cilën ramë dakord, është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht. Në emër të Serbisë mund të them që ‘Ballkani i Hapur’ është një nismë e jashtëzakonshme. Kjo nismë u bë për njerëzit”.
Ballkani i Hapur
Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut ishin iniciatorë të kësaj iniciative.
Por, nuk gjetën mbështetje tek shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Më të zëshëm kundër ishin Kosova e Mali i Zi.
Madje, kundërshtimi i Kosovës e konfrontoi atë me Shqipërinë – në nivel kryeministrash.
Albin Kurti dhe Edi Rama kishin divergjenca të thella në këtë çështje, sa raportet për një kohë kanë qenë të zymta.
Ndërkohë, nuk është i qartë qëndrimi perëndimor ndaj kësaj iniciativa.
Në disa raste është parë si projekt i papërshtatshëm për shkak të procesit të Berlinit. /Shqip.com