Brenda 7 muajsh në Shqipëri hynë 6.36 milionë të huaj
Turzimi në muajin korrik ka pasur një rritje me vetëm 2.7%.
Gjatë muajit Korrik 2024, rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 2.624.207 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Ky tregues ka pësuar një rritje me 2,7 %, krahasuar me Korrik 2023. 2.350.448 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 805.829, duke pësuar një rritje me 2,8 %, krahasuar me Korrikun 2023.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.818.378.
Ky numër është rritur me 2,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Tur operatorët në fillim të sezonit u shprehën se rezervimet ishin më të ulëta se pritshmëritë teksa efekti zinxhir që dha rritja e çmimeve në disa rajone shkaktoi anulime masive kryesisht të italianëve.
“Në Korrik 2024, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës.
Evropa Jugore zë 71 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Qëndrore/Lindore me 10 %.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm, etj.
Në Korrik 2024, ky tregues ka shënuar një rritje me 3,7 %, krahasuar me Korrikun e vitit 2023.
“Rritje të ndjeshme në muajin Korrik kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale, me 50,9 %”, vlerëson INSTAT.
Ajo që u vu re gjatë sezonit veror ishte se shumë të huaj dhe shqiptarë, sidomos ata të Kosovës, kishin spostuar pushimet e tyre nga plazhi i Durrësit drejt, Shëngjinit dhe Velipojës, si dy vende që ende nuk janë prekur nga rritja e çmimeve, duke qënë më të përballueshëm, për të gjithë pushuesit.
/Shqip.com