Lajme

Brenda 24 orëve, Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë e 155 gjoba në trafik

Policia e Kosovës / Fotografi ilustruese
Policia e Kosovës / Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2155 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 22 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 42 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 17 persona.

/Shqip.com