Sport Ndërkombëtar

Brazil – Serbi, publikohen formacionet zyrtare

Brazili e nis Kupën e Botës “Katar 2022” këtë mbrëmje në kuadër të grupit G ku përballet me Serbinë, shkruan Shqip.com.

Pas dy dekadash pa trofe, “Seleçao” janë ndër favoritët për të triumfuar në kompeticionin që po mbahet në shtetin e Katarit.

Derisa Brazili është favorit për ta zënë vendin e parë në grupin G, vendi i dytë ka garë të hapur mes Zvicrës, Kamerunit dhe Serbisë.

Një orë para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja kombëtareve kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare

Brazil: Alisson; Danilo, Marquinhos, Thiago Silva, Sandro; Casemiro, Paqueta; Raphinha, Neymar, Vinicius; Richarlison.

Serbia: Vanja; Veljkovic, Milenkovic, Pavlovic; Zivkovic, Lukic, Gudelj, Mladenovic; S.Milinkovic-Savic, Tadic; Mitrovic.

/Shqip.com