Sport Ndërkombëtar

Boston vazhdon me fitore

Boston ka vazhduar me fitore dhe njëkohësisht ka konfirmuar se aktualisht është skuadra më e mirë në NBA. Celtics së fundi fitoi  134-121 ndaj Miami, në një sfidë mes dy ekipesh rivale në Lindje. Edhe pse të gjithë titullarët e Miami realizuan mbi 10 pikë, kjo s’mjaftoi për të fituar. Për Boston u dallua Tatum me 49 pikë e 11 kërcime.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e Milwaukee, që mundi 109-103 New York, ndeshje ku u dallua Antetokounmpo me 37 pikë e 13 kërcime.

Rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mposhti 128-109 Portland, sfidë ku diferencën e bëri treshja James-Davis-Reaves, që së bashku realizuan 80 pikë.

Phoenix vijon të dominojë në Perëndim, duke mundur 132-113 Chicagon. Shkëlqeu i zakonshmi Booker, autor i 51 pikëve.  Utah Jazz, falë 33 pikëve të Clarekson, mundi 125-112 rivalët e Clippers, ndërsa Denver mundi 120-100 Houston, me Murray protagonist, autor i 26 pikëve.

Rezultatet:
Cleveland – Philadelphia 113-85
Orlando – Atlanta 108-125
Boston – Miami 134-121
Brooklyn – Washington 113-107
New York – Milwaukee 103-109
Minnesota – Memphis 109-101
New Orleans – Toronto 126-108
Oklahoma – San Antonio 119-111
Denver – Houston 120-100
Phoenix – Chicago 132-113
Utah Jazz – Clippers 125-112
Sacramento – Indiana 137-114
Lakers – Portland 128-109

/Shqip.com