Boston “kërcënon” Milwaukee për kreun e Lindjes

Boston ka shënuar fitoren e radhës dhe tashmë i afrohet ndjeshëm Milwaukee në krye të renditjes në Lindje. Celtics fituan 126-112 në udhëtim te Portland, sfidë ku të gjithë titullarët e ekipit mysafir realizuan mbi 10 pikë. Tatum me 34 pikë e 12 kërcime ishte më i miri në fushë për Boston, duke i bërë të pavlefshme 41 pikët e Lillard.
Lakers u mundën në sekondën e fundit 111-110 nga Dallas, duke rrezikuar fazën play off. Irving me 38 pikë bëri diferencën në fushë për teksanët, ndërsa 26 pikët e 10 kërcimet e Davis mbetën për statistikë.

Pa probleme fiton Philadelphia, që falë 38 pikëve e 13 kërcimeve të Joel Embiid, mundi 121-82 Charlotte.
Bie sërish ekipi kampion i Golden State, që u mund 127-119 nga Cleveland, ndeshje ku diferencën në fushë e bëri kolektiviteti i skuadrës vendase (7 lojtarë mbi 10 pikë).
Pas kohës shtesë fitoi Memphis, që mundi 126-120 San Antonio, takim ku Jones realizoi një “triple double” (20 pikë, 10 kërcime e 10 asistime.
Rezultatet:
Charlotte – Philadelphia 82-121
Atlanta – Golden State 127-119
Cleveland – Washington 117-94
Chicago – Minnesota 139-131
Houston – New Orleans 114-112
San Antonio – Memphis 120-126
Portland – Boston 112-126
Lakers – Dallas 110-111
/Shqip.com